[c=4] LinnDushKa...SarannDa...MimOzZa[/c] [c=7] I..LoVe.. YoUu..GirlS..MeiNe..LiBlinGs..CouSinEn[/c] [c=12] Www.Besii.de.tl Meine Hp[/c]
   
  besii
  NamaZii
 





Namazi eshte kushti i dyte, te cilin e ka per detyre ta kryej qdo muslimane muslimane.Ky eshte shtylle e besimit islam.Pejgamberi s.a.v.s thote : "Veprimi qe e dallon besimtarin nga jobesimtaret ,eshte namazi.Prandaj,kushe e le namazin,ka hyre ne rradhen e pabesimtareve". NAMAZI I SABAHUT Pasi të kemi marrë abdest dhe të ketë hyrë koha e namazit të sabahut ,së pari e bëjmë nijet ,vendosimpër të falur dy rekate synet ,dhe pasi të jemi drejtuar nga Kibla ngrëmë durat dhe themi :
ALL-LLAHU EKBER (ALL-llahu është më i Madhi).


 Edhe femrat bëjnë po ato verpime, përveqse ato gjatë levizjes dhe ngritjes se duarve, duhet te ken kujdes që te mos u shihet ose zbuohet ndonje pjesë e trupit që është e ndaluar të shihet në namaz


Qendrimi në këmbë është i domosdoshëm për
atë që ka mundësi. Pas tekbirit fillestar ,duke qëndruar në këmbë këndojmë :

Subhaneke All-llhum-me ,ve bihamdike,
ve tebarekesmuke ,ve teala   xhed-duke,
ve la ilahe gajruke.

Pastaj këndojmë :

" Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr -rrahim,
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim".

 

       


 Pastaj këndojmë Fatihanë :

Elhamdu lil-Lahi Rab-bil-alemin,
Err-Rrahmanirr-Rrahim.Maliki jevmid-din.
Ij-jake na'budu ve lj-jake nestein.Ihdines-siratal-mus-tekim.Siretal-ledhine en'amete alejhim.Gajril-magdubi alejhim ,ve led-dal-lin. AMIN! Pastaj këndojmë një sure   ,për shembull :

In-na ae'tajnakel-kevther ,fe sal-li li rab-bike venhar,
in-ne shanieke huvel ebter. Përkulja në namaz-RUKU

Duke thënë "ALL-LLAHU EKBER"biem në ruku.Kjo bëhët duke i vënë duart mbi gjujnë ,gishtërinjtë mbahen të ndarë njëri prej tjetrit ,koka dhe shpina vijnë drejt ,kurse shikimi drejtohet në shpinën e këmbëve. Në dallim nga meshkujt ,femrat i mbajnë gishtërinjtë e duarve te mbledhur i vënë pak më lart se gjunjët .Në këtë gjendje ,si meshkujt ashtu edhe femrat thonë tri herë :
SUBHANE RAB-BIJEL ADHIM. Ngritja nga Rukuja

Bëhët duke thënë:
SEMIALL-LLAHU LIMEN HAMIDEH, e pastaj themi: RAB-BENA VE LEKEL-HAMD.
The tashmë jemi në qendrim drejt.Pastaj,duke thënë prapë:
ALL-LLAHU EKBER, biem ne sexhde. SEXHDE Venia e fytyrës në tokë gjatë namazit ,quhet SEXHDE.Qdo rekat ka nga dy sexhde ,kurse kjo bëhet duke vënë gjunjët ,ballin dhe hundën në tokë në mes të dy duarve ,e me majen e gishtërinjeve të këmbës duke prekur tokën.Bërrylat dhe kofshat duhet të largohen.(shih foton). Edhe femrat bëjnë të njëjtat veprime, vetëm se ato vënë në tokë shpinën e majave të gishtërinjve të këmbëve. Eshtë mirë që ato ta mbledhin vetën aq sa kanë mundësi.
Në SEXHDE këndohet tri herë:
SUBHANE RAB-BIJEL-AE'LA. Duke u ngritur nga sexhdeja e parë, themi:
ALL-LLAHU EKBER, dhe rrimë ulur në mes dy sexhdeve aq sa të themi: RAB-BIGFIRLI, e pastaj prapë duke thënë: ALL-LLAHU EKBER, biem ne sexhde dhe e përsëritim edhe tri hërë: SUBHANE RAB-BIJEL AE"LA.pas kësaj , duke thëene ALL-LLAHU EKBER ngrihemi ne këmbë.
Tashmë përfunduam nje rekat synetit te sabahut. Rekati i dytë falet pothuajse sikurse i pari, me pak ndryshime ne fillim te rekatit. Pra ,në rekatin e dytë së pari lexojmë BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM ,pastaj lexojmë Fatihanë ,e pastaj kendojmë një sure si p.sh. :
"Kul huvall-llahu ehad. All-llahus-samed. Lem jelid. Ve lem juled. Ve lem jekun lehu kufu-ven ehad.
Pastaj duke thënë ALL-LLAHU EKBER perkulemi, pra biem ne ruku sikurse ne rekatin e parë , pastaj ne sexhde. Ne fund, pas dy sexhdeve ,rrimë ulur në gjunjë. Ulja e fundit tek meshkujt - KA'DEI EHIRE Ulja e fundit bëhët duke u ulur në këmbë majtë ,kurse të djathtën   e   mbajmë   me   gishtërinjë   të   drejtuar nga Kibla. Shuplakat e duarve i mbajmë në gjunjë ,kurse shikimin e drejtomë në to ose në mes tyre. Në uljën e fundit edhe mëshkujt edhe femrat këndojnë:

Et-tehij-jatu lil-lahi ves-salavatu vet-taj-jibatu.
Es-selamu alejke ej-juhen-nebiju
Ve rahmetull-llahi ve barekatuhu.
Es-selamu alejna ve ibadil-lahis-salihin.
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah.
Ve esh-hedu en-ne Muham-meden abduhu ve resuluhu. Pastaj këndojmë SALAVATET:

All-llahum-me sal-li ala Muham-medin
ve ala ali Muham-med.
Kema saljete al Ibrahime ve ala ali Ibrahime
in-neke hamidun mexhid.
All-llahum-me barik ala Muham-medin
ve ala ali Muham-med.
Kema barejte ala Ibrahime
ve ala ali Ibrahime
In-neke hamidun mexhid. Pastaj këndojmë DUATE (Lutjet)

Rab-bena atina fid-dunja haseneten ve fil ahireti
haseneten ve kina adhaben-nar.
Rabenag-firli ve li validej-je ve lil mu'minine
jevme jekumul-hisab. SELAMI Pasi t'i këndojmë të gjitha këto ,japim selam duke e kthyer kokën në anën e djathtë e duke thënë:
ES-SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULL-LLAH.
Të njëjtën gjë e përsëritim edhe në anën e majtë, qdo herë duke e mbajtur shikimin drejt supit. Kështu përfunduam dy rekate synet të sabahut.
Menjëherë pas kesaj lexojmë:

All-llahum-me entes-selam ve minkes-selam
tebarekte ja dhel xhelali vel-ikram.

Namazi i sabahut ka edhe dy rekate farz, të cilat   falen në të njëjtën menyrë sikurse synrti me ndryshime te vogla, si p.sh. thenia e ikametit nga meshkujt,para nijetit. NAMAZI I DREKES NAMAZI I IKINDISE NAMAZI I JACISE NAMAZI I AKSHAMIT Për të ja u bërë me të lehtë mësimin e faljes se namazeve , ja ketu e keni me zë dhe anomacion se si falen të 5 vaktet e namazit . Për te shkarkuar këtë klikoni KETU View High Resolution
Order Prints & Gifts
Create Your Own Site  


 
 
   
 
Ich hooFe Das inen meine hp gefelt di aber immer noch nicht vertig isd ich bin immer noch auff derr suuchee naCh hamma saChen fur meine hpp :D Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden